Korporata Energjetike e Kosovës – KEK, ka shpërblyer punëtorët e vet për punën gjatë vitit 2020.
Bëhet e ditur që mijëra punëtorë kanë pranuar nga 300 euro shpërblim si pagë të 13-të.
Nuk është hera e parë që ‘elektricistët’ u shpërblyen këtë vit.
Për shkak të sakrificës, duke dalë në punë edhe në kushte të pandemisë Covid-19, KEK-u edhe në mars kishte ndarë poashtu nga 300 euro.