Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation, Sarah Olmstead.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.
Ministri Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që SHBA po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së.
Ndërkaq, Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës.
Ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.