Është nënshkruar marrëveshja e parimeve në mes të Shoqatës së transportit rrugor dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, i cili ka thënë se me këtë marrëveshje, plotësohen kërkesat e Shoqatës për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë:
Të nderuar Operatorë Ekonomik të transportit rrugor të udhëtarëve,
Sot me Ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, kam nënshkruar marrëveshjen e parimeve ku jemi dakorduar për t’u mbështetur kërkesat e Shoqatës për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Ashtu siç tha dje Ministri Abrashi që do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve dhe kjo sot u formalizua nga të dy palët
Të nderuar koleg deri më tani përveç vendimit për lirim të pagesës për rendet e udhëtimit, kjo marrëveshje është hap konkret për realizimin e kërkesave tona.
Presim zbatimin e kësaj marrëveshje shumë shpejtë.
Me respekt për Ju
Ruzhdi Kurtishaj Kryetar i Shoqatës.