Kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa në takim me bartësit e listës së Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin tregoi që përkundër vështirësive të shumta të pandemisë por edhe problemet që përballen prodhuesit, kanë arritur që të rrisin numrin e eksporteve këtë vit.
Mustafa u fokusua më shumë në problemet reale të cilat prodhuesit përballen kështu duke pyetur se si do të parashihet ulja e normave të interesit për kreditë në sektorin bankar, rritjen e subvencionimit të eksporteve dhe politikat tjera fiskale.
Por edhe për sistemin dual të arsimit dhe aftësimin profesional të të rinjve.