Institucionet e Kosovës duhet të punojnë që të zhvillohet sektorin privat.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, vlerësoi se problemet politike kanë ndikuar negativisht në aspektin ekonomik në Kosovë.
Kurtishaj, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Odës Ekonomike, tha se duhet punuar që të thellojmë bashkëpunimin në fushën e turuzmit.
"Jemi në terr ekonomik dhe për duhet të marrim masa", tha ai në emisionin "Subvencion" në RTK.
Ai tha se sektori i transportit në Kosovë është lënë anash dhe pa mbështetje.
"Duhet të punojmë, të rrisim numrin e turistëve, ne duhet veçanarisht të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë", tha Kurtishaj.