Kolegji Universum dhe Byroja Kosovare e Sigurimit sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi mes Kolegjit Universum dhe BKS-së, është nënshkruar nga Z. Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i BKS-së dhe Z. Alejtin Berisha, President i Kolegjit Universum.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin #profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet.
Po ashtu organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.
