Derisa po rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid-19, kryeministri Albin Kurti mbrëmë paralajmëroi vendosjen e shpejtë e masave të reja.
Lidhur me këtë sot do të mblidhet Shoqata e Gastronomëve të Kosovës për të ofertuar me Qeverinë.
Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi njoftoi se pas atij takimi do të dalin me një ide propozim për Qeverinë.
Deri më tani, ministri Arben Vitia nuk ka zhvilluar ndonjë takim me përfaqësuesit e Gastronomisë.
Që nga fillimi i pandemisë, ky sektor pati humbje të mëdha, për shkak të kufizimit të lëvizjes e mbylljes së veprimtarive.