Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se janë tejkaluar pritshmëritë për të hyrat tatimore. Vetëm në periudhën janar-mars 2021 thuhet se nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 16.2 milionë euro. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milionë euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani.
“Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal.