Biznesmeni Ardian Hoxha ka ndarë eksperiencën personale dhe sfidat e mëdha me të cilat ështe ballafaquar kur është shfaqur pandemia.
Ai thotë se ka të punësuar një numër të madh të njerëzve në kompanitë e veta dhe se e kishte pasur të vëshirë menaxhimin në fillim.
‘’Nuk më punojke truri. 250 mijë euro rroga i jap në muaj, i kam të punësuar 450 punëtorë në 5 kompani’’, tha ai.
‘’Pastaj nuk e dinim a po na mbyt ky virus a çka. Pastaj kam mendu zgjedhje. Unë kam pas shumë sukses gjatë pandemisë’’.