Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se institucionet e vendit duhet të inicojnë tri marrëveshje në aspektin ekonomik me Izraelin, për të shfrytëzuar momentumin e njohjes.
Sipas tij, këto marrëveshje janë për tregti të lirë, për mbrojtje të investimeve dhe marrëveshja për shmangien e tatimimit të dyfishtë.
Postimi i plotë:
Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejt duhet të iniciojnë 3 marrëveshje me Izraelin:
1. Marrëveshjen për Tregti të Lirë
2. Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve
3. Marrëveshjen për shmangjen e tatimimit të dyfishtë
Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend.