Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

Ekonomi

Ministria tregon pse e publikuan listën me bizneset që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike

Më: 23 prill 2021 Në ora: 09:36
Hekuran Murati dhe Albin Kurti

Ministria e Punës, Financave dhe Tranfereve ka dal me një sqarim për arsyen se pse dje u publikua lista me 50 bizneset që kanë përfituar më së shumti nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka thënë se publikimi i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës dhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se bashkangjitur me këtë komunikatë mund të gjejnë listën e 50 bizneseve që përfituan nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike të dizajnuar dhe ekzekutuar nga Qeveria e kaluar në tetor 2020.

Ky publikim i kësaj liste është bërë në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat