Sot është mbyllur afati për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë nga Qeveria e Kosovës.
Por, ky nuk është lajmi i vetëm.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët që kanë aplikuar për këto masa.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Postimi i plotë:
Sot, një ditë pas mbylljes së afatit për aplikim për masën mbështetëse të ekonomisë, është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të punëtorëve që përfitojnë nga subvencionimi i pagave.
Komisioni është duke shqyrtuar aplikacionet në vazhdimësi, ashtu që edhe grupi tjetër të procesohet të premten.