Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, Valon Prestreshi ka njoftuar se do të intesifikohen hetimet për ngritjen e çmimit të vajit.
Ai tha se përveç në Kosovë, edhe në Shqipëri vërehet ngritje e çmimit të vajit.
Ndërsa dje gjatë një bisede me homologen nga Shqipëria, Prestreshi u shpreh se të dy institucionet do t’i intesifikojnë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Dje kam komunikuar me homologen time të mëmëdheut me temën “ngritja e çmimit të vajit” në Kosovë dhe Shqipëri, në shifra shqetësuese.
Vërehet një ngritje e çmimit të vajit edhe në Shqipëri. Si dy institucione si motra edhe me tutje do t’i intesifikojmë hetimet dhe monitorimet e kësaj dukurie për të arritur me një konkluzion të fort dhe të qendrueshem.