Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Berat Mustafa gjatë një takimi sot me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli diskutoi për gjendjen e sektorit të prodhimit, gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe diversifikimin e burimeve energjetike dhe rishikimin e bazës ligjore të liberalizimit të tregut të energjisë.
Klubi i Prodhuesve e njoftoi ministren Rizvanolli mbi punën dhe aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar.
Ndërsa ministrja Rizvanolli foli mbi prioritetet kryesore të ministrisë që ajo drejton, përfshirë adresimin e sfidave në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës shprehu edhe njëherë ofrimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndaj Ministrisë së Ekonomisë, por edhe ndaj Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u zotua në mbështetjen e plotë sa i përket këtij drejtimi.