​953 tatimpagues aplikojnë për faljen e ndëshkimeve

Ekonomi

​953 tatimpagues aplikojnë për faljen e ndëshkimeve

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se deri më tash 953 tatimpagues kanë aplikuar për të përfituar nga falja e ndëshkimeve në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës me qëllim të lehtësimit të ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Vendimi për heqjen (faljen) e ndëshkimeve ka të bëjë për të gjithë tatimpaguesit, të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë dhe interesit, ndërsa ndëshkimi i falur është në vlerë 4.05 milionë euro. Ndërsa, tatimi bazë dhe interesi i paguar është në vlerë 14.5 milionë euro.

Të drejtë përfitimi nga kjo masë kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve të cilën kanë obligime të pa kryera, ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi që pas datës 30 qershor ATK është e obliguar të veprojë sipas të gjitha dispozitave që janë të parapara në Legjislacionin Tatimor, thuhet në një komunikatë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat