Kjo është njëra ndër lagjet që jetojnë një numër i madhe i familjeve me asistencë sociale.
Gjendja e rënduar ekonomike po ua pamundëson një jetesë më të mirë banorëve të këtyre shtëpive.
E gjithë kjo situatë po rëndon fëmijët të cilët shndërrohen në objekt tallje nga shokët e tyre.
Kështu thonë prindërit.
Ndonëse nuk pranuan të flasin para kamerës ata i thanë Televizionit se shuma e socialit që marrin është e pamjaftueshme.
Megjithatë koordinatori për projekte në Komunën e Prishtinës, Premtim Fazliu ka treguar se kryeqyteti nuk ka shumë raste sociale kundrejt numrit të madhe të banorëve që ka.
Ai tutje ka treguar se Komuna e Prishtinës krahas asistencës sociale i ndihmojnë këta qytetarë edhe në forma të tjera.