Ministria e Financave emeton sot obligacione prej 25 milionë euro

Ekonomi

Ministria e Financave emeton sot obligacione prej 25 milionë euro

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se sot do të mbahet ankandi i dhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat