Zgjerohet skema e shtesave edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015, Murati: Nga nesër mund të aplikoni

Ekonomi

Zgjerohet skema e shtesave edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015, Murati: Nga nesër mund të aplikoni

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:03
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati me anë të një postimi ka bërë të ditur se  është zgjeruar skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015.

Murati u shpreh se aplikimi do të fillojë që nga dita e nesërme.

Ministri Murati u shpreh se që të pranohen aplikimet, qytetarët duhet të sigurohen që llogaria është në emrin e nënës.

Postimi i tij:

Si rezultat i performancës së mirë financiare dhe hapësirës fiskale të krijuar, sot kam marrë vendim që prej këtij muaji të zgjerohet skema e shtesave për fëmijë edhe për fëmijët e lindur nga viti 2015 e tutje.

Pra të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje, mund të aplikojnë për shtesa, të cilat do të fillojnë t’i marrin nga ky muaj.

Aplikimi për fëmijët 2015+ do të hapet prej ditës së nesërme.

Për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më së largu deri me 24 tetor. Aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.

—-

Pas pilotimit me sukses të masës së shtesave për fëmijë, kemi vërejtur se në disa raste llogaria bankare ka qenë e vendosur gabim.

Andaj që të parandalojmë gabime të tilla, marrë parasysh edhe vëllimin e shtuar të aplikimeve që pritet të rezultojë me zgjerimin e programit për gjeneratën 2015+, e kemi parë të nevojshme që në formularin e aplikimit të shtojmë edhe funksionin e validimit të llogarive bankare në kohë reale. Këtë e kemi bërë në bashkëpunim me ASHI dhe BQK.

Pra tani e tutje, që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat