​ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë, shënohet rritje në disa sektorë

Ekonomi

​ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë, shënohet rritje në disa sektorë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e tretë (TM3) 2021, me ç’rast bëhet e ditur se në krahasim me TM2 të këtij viti ka pasur rritje në disa sektorë.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë (TM3) të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2021, kishte rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 14.14 përqind; sektorin e industrisë përpunuese (C) për 13.28 përqind; sektorin e furnizimit me rrymë, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 12.56 përqind; dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 9.91 përqind.

Ndërsa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, këtë vit ASK ka evidentuar rritjen si në vijim:

“Krahasuar me TM3 2021 me periudhën e njëjtë të vitit 2020 (TM3 2020), kishte rritje në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 111.54 përqind; sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 72.91 përqind; sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 36.86 përqind; dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) për 3.33 përqind”.

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, vizitoni faqen KËTU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat