Kosova ka potencial të lartë për zhvillimin e agroturizmit, që konsiderohet si një ndër fushat me ndikim më të madh në zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, duke mundësuar edhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë vizitës së fshatit Bërnicë.
Kjo njihet një nga zonat për zhvillimin e veprimtarive në fushën e agroturizmit e që këto veprimtari po gjallërohen dita ditës në këtë pjesë të Komunës së Prishtinës.
Për avancimin e vlerave tradicionale dhe këtyre veprimtarive, ministri Peci ka premtuar përkrahje përmes programeve vjetore të Ministrisë.