Bota ka kthyer sytë nga Ukraina, e cila është sulmuar nga Rusia mëngjesin e të enjtes, të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin.
Bota e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, me përjashtim të disa shteteve që e mbështesin veprimin e Putinit.
SHBA-të, BE-ja dhe vendet tjera kanë vendosur disa sanksione të ashpra, dhe pritet që të vazhdohet edhe më tej me sanksione të tjera ndaj Rusisë.
E sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës ka vendosur të premten edhe Kosova.
Lufta që po bëhet atje ka ndikuar edhe në ekonominë botërore. Çmimi i naftës është rritur, po ashtu edhe i arit, sikurse edhe shumë artikuj në tregjet botërore, dhe madje janë paralajmëruar edhe ngritje të çmimeve në sektorë të tjerë, si në ushqime.
Por, si do të ndikojë pushtimi i Ukrainës në ekonominë e Kosovës?

Limani: Lufta në Ukrainë ndikon indirekt në ekonominë e Kosovës
Prof. Dr. Musa Limani
Lidhur me këtë, eksperti i çështjeve të ekonomisë, Musa Limani thotë për gazetën “Bota sot” se lufta në Ukrainë do të ketë ndikim më shumë indirekt në ekonominë e Kosovës.
“Kuptohet, lufta në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës, por më pak direkt, e më shumë indirekt. Me këtë rast do të vie deri te rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të naftës, që do të reflektohet edhe në rritjen e çmimit të naftës edhe te ne. Do të ndikohet në rritjen e çmimeve në Evropë, nga të cilat vende ne kemi importin më të madh dhe kështu në mënyrë të tërthortë do të reflektohet edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve të tjera në Kosovë”, është shprehur ai.
Sipas Limanit, pritet ngritje të çmimeve dhe se do të ketë më shumë ndikime negative në politikë se sa në ekonomi.
“Lufta në Ukrainë, ndoshta mund të ketë reperkusione negative më shumë politike për Kosovën, se sa ekonomike. Duke u bazuar në rritjen permanente të naftës dhe energjisë elektrike, në të ardhmen priten ngritje çmimesh”, vlerëson ai.
Profesori tregon se si duhet të veprojë Qeveria në këtë rast.
“Mendoj se Qeveria duhet t'i nxjerr në treg rezervat shtetërore të artikujve ushqimor me çmime më të ulëta se ato tani në treg, dhe në këtë mënyrë u ndihmon konsumatorëve, që më lehtë ta kalojnë problemin e furnizimit me artikuj ekzistencial”, thotë Dr.Musa Limani për gazetën “Bota sot”.
Kadriaj: Pasoja edhe për Kosovën nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia
Mustafë Kadriaj
Ndërsa, profesori i ekonomisë Mustafë Kadriaj, duke folur për këtë temë thotë se duke qenë vend importues, padyshim që lufta në Ukrainë do të ketë pasoja edhe për Kosovën.
“Tanimë lufta Rusi-Ukrainë nuk është më konflikt i izoluar dhe padyshim që pritet të ketë pasoja si në aspektin gjeopolitik dhe ekonomik. Në rastin e Kosovës, padyshim se do të ketë për faktin se Kosova si një vend importues ndikimi është evident dhe frika është që në javët në vijim mund të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve që do ta rëndojnë më tutje jetën e qytetarit”, thotë ai.
Kadriaj shton se ndikimi do të jetë edhe në mjetet e trustit të investuara jashtë, derisa propozon që Qeveria të lejojë që qytetarët t’i tërheqin një pjesë të parave të Trustit.
“Po ashtu, do të ketë ndikim në mjetet e Trustit të investuara jashtë vendit, që në rast të krizave botërore bien aksionet, kështu që potencialisht do të ketë humbje të mjeteve të investuara që uroj, që në këtë drejtim të reflektojë Qeveria, që një përqindje të mjeteve të Trustit t’i tërheqin qytetarët, duke rritur fuqinë blerëse, njëherësh do të rritet likuiditeti financiar në vend, po ashtu gjasat për rritje ekonomike janë shumë të vogla sepse investitorët hezitojnë në rast të krizave, po ashtu Kosova cilësohet si vend jo i sigurt ku dihet që ne ende kemi konflikt të hapur me shtetin serb”, thekson profesori.
Ai thekson se mund të rriten edhe apetitet e Serbisë ndaj Kosovës, nëse NATO-ja nuk tregon qëndrim më serioz ndaj Rusisë.
“Nëse nuk do të ketë qëndrim me serioz nga NATO-ja ndaj Rusisë, vlerësoj se do të rriten edhe apetitet e shtetit serb dhe normal që ne si vend jemi më të atakuarit ku veriu është vatër e gatshme e konfliktit”, deklaron Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.