Me shpërthimin e luftës në Ukrainë është paralajmëruar rënia e vlerave të investimeve në Trust, pasi vlerësohet se Fondet investimeve janë të rrezikuara.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj në prononcimin e tij për “Bota sot” në momentin që investohen parat e Trustit në tregjet financiare, rritet rreziku për humbje.
“Në momentin që investohen mjetet e Trustit në tregjet financiare krahas fitimit është normale që e merr edhe rriskun, kështu që kjo kohë është potenciale për të humbur. Se sa do të mbrohen, lënë shumë për të dëshiruar sepse ato nuk mundesh me i tërheq kurdo dhe janë të atakuar nga rreziku”, theksoi Kadriaj.

Krahas kësaj, ai deklaroi se institucionet duhet t’i përkrahin qytetarët, përmes lejimit të tërheqjes së mjeteve të Trustit, pasi do të rriten të hyrat në arkën e shtetit.
“Institucionet tona në vend që të përkrahin qytetarin duke i tërheq mjetet e Trustit ku do kishte të dy anët e medaljes duke i mbrojtur mjetet e kursyera njëherit do të rritej fuqia blerëse, e rrjedhimisht do të rritej qarkullimi tregtar dhe ekonomik duke bërë që të rriten edhe të hyrat në arkën e shtetit”, nënvizoi ekonomisti.
Ndër të tjera, Kadriaj paralajmëroi rënie të mjeteve të Trustit në tregjet financiare për shkak të konfliktit Ukrainë-Rusi.
“Si përfundim institucionet tona nuk përkrahin qytetarin, po ashtu nuk i japin mundësi që të shfrytëzojnë djersën e vet të kursyer derisa mjetet e Trustit janë të ekspozuara nga rënia e tyre në tregjet financiare si rezultat i konfliktit Ukrainë-Rusi që do të kenë ndikimin e vet ekonomik me theks të veçantë, tregjet financiare”, përmbylli Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.