Kurdisje të çmimit të naftës ka pasur edhe më përpara. Në vitin 2018, saktësisht në muajt nëntor dhe dhjetor, kompanitë ishin marrë vesh për ngritjen e çmimit të naftës, për çka Autoriteti Kosovar i Konkurrencës i kishte dënuar me 4 milionë euro 14 kompani në Kosovë.
Megjithatë vendimi nuk është zbatuar ende, sepse naftëtarët e kanë dërguar vendimin në gjykatë.
Se si u mor vendimi dhe shumëçka tjetër sonte direkt ka folur ish-drejtori i AKK-së Valon Prestreshi.
Çka ndodhi në vitin 2020, kur u mor vendimi për këto kompani?
A ka pasur kërcënime atë kohë?
Si është gjendja aktuale e Autoritetit të Konkurrencës – në njërën anë rritja e çmimeve dhe në anën tjetër autoriteti ende pa bord dhe drejtor?