Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po kërkon rritje të numrit të inspektorëve.
Zëdhënësi Lamir Thaçi ka thënë se ndonëse është shtuar numri i inspektorëve, prapë nuk është i mjaftueshëm dhe
se duhet shtuar edhe më tepër.
Thaçi ndërkohë ka paralajmëruar shkelësit e ligjit me fletëparaqitje
në gjykata.
Ai ka thënë se kudo që nëpër markete hasen produkte që nuk i plotësojnë kushtet për konsum, ato do të largohen nga tregu.