Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 08 korrik 2022 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2022.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin për media nga kjo ministri.
Tutje bëhet e ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, “ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.