Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve.
MFPT ka hapur thirrje për aplikim për “Punë praktike” me pagesë për pesë të diplomuar në drejtimet e Shkencave Sociale, të cilët do të angazhohen në këtë dikaster.
Sipas një njoftimi, kohëzgjatja e angazhimit do të jetë gjashtë muaj.
Afati do të jetë i hapur nga sot deri më 16 gusht të këtij viti.