Ngritja prej 20 përqind e çmimit të çimentos hyri në fuqi të hënën, më 15 gusht.
Kompania Sharrcem u arsyetua se shkaku i rritjes së kostos së energjisë në botë, u detyrua ta bëj këtë shtrenjtim që shkoi deri në 129 euro për ton.
Për ndërtimtarët kjo arsye nuk ka bazë.
Sipas tyre vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet e prodhimit janë shumë më të larta.
Kjo situatë do të ndikojë që të rritet edhe kosto e patundshmërive, për çka investitorët thonë se ka ulje të shitjes.
Me këtë rast edhe paralajmërimet për ekonominë e vendit nuk janë pozitive.
Që kjo gjendje të kalohet, po kërkohet që shteti të ndërhyjë përmes mekanizmave mbrojtës për ta evituar thellimin e krizës.