Inflacioni në vendet evropiane që përdorin euron arriti një rekord të ri në gusht, duke arritur në 9.1 për qind, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, e shkaktuar kryesisht nga lufta ruse në Ukrainë, njoftoi sot agjencia evropiane e statistikave Eurostat.
Inflacioni vjetor në 19 vendet e Eurozonës u rrit në 9.1 për qind në gusht, që është një rritje krahasuar me 8.9 për qind në korrik, sipas Eurostat.
Inflacioni është në nivelin më të lartë që nga fillimi i të dhënave për euron në vitin 1997. Çmimet e energjisë u rritën me 38.3 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 10.6 për qind.
Çmimet e mallrave janë rritur me pesë për qind dhe shërbimet me 3.8 për qind.