Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë Çağri Sakar, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes bizneseve të dy vendeve dhe mundësive për rritjen e këtij bashkëpunimi.
Rafuna u shpreh i kënaqur me trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe u zotua për të kërkuar rrugë të reja për rritjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë.
“I vlerësojmë investimet e bizneseve turke si dhe përkrahjen dhe interesimin e vazhdueshëm për bizneset kosovare“, tha Rafuna.
Në takim u vlerësua edhe përmirësimi i eksportit të produkteve kosovare drejt shtetit të Turqisë, duke respektuar punën dhe suksesin e biznesit vendor ndër vite.
Duke parë Kosovën si vend strategjik dhe me potencial të madh, Rafuna dhe Sakar u zotuan për rritjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm në të mirë të ekonomisë vendore.