Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin maksimal për secilin produkt të naftës.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për produktin dizel është 1.58 euro për litër, për produktin benzinë 1.34 euro për litër dhe 0.75 euro për litër të gasit.
Këto çmime vlejnë deri më 25 shtator në ora 10:00.