Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se me këtë çmim të naftës nuk mund të ketë konkurrencë me bizneset e vendeve të rajonit.
Kurtishaj përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nafta në Kosovë është për mbi 20 centë më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni.
“Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër!”
“22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit bizneset kosovare i bënë jo të barabartë në tregun rajonal”.
Kurtishaj ka kërkuar që të ketë reagime nga sektori i bizneset që është edhe më I prekuri me këtë rast.
“A ka përfaqësues te bizneseve qe duhet me reagua apo duhet me u pajtua me te gjitha të këqijat e mundshme”, ka shkruar tutje Kurtishaj.