​ATK pozicionohet si lidere në raportin e PEFA

Ekonomi

​ATK pozicionohet si lidere në raportin e PEFA

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Në raportin e fundit të PEFA për Kosovën për vitin 2022 Administrata Tatimore është ranguar si lidere në raport me vendet e rajonit.

Në komunikatë për media ATK thotë se raporti rikonfirmon progresin e ATK-së në fushat ku institucioni ka ndërmarr reforma, ku nga pozicioni C sa ka qenë në vlerësimin e fundit në vitin 2016, reformat e bëra kanë siguruar tri vende më lartë vlerësimet për administratën.

Përshkrimi i përgjithshëm i karakteristikave të treguesit brenda fushës së mbuluar mbulon administrimin e të gjitha llojeve të të ardhurave tatimore dhe jo tatimore për qeverinë qendrore. Aty vlerësohen procedurat e përdorura për mbledhjen dhe monitorimin e të ardhurave të qeverisë qendrore.

Raporti PEFA është një program partneriteti i Komisionit Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore dhe qeverive të Francës, Luksemburgut, Norvegjisë, Republikës Sllovake, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Partneriteti është themeluar për të krijuar një qasje uniforme për mbledhjen e informacionit mbi performancën e menaxhimit financiar publik të vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat