Profesori universitar Ujkan Bajra tha se në fund të vitit Kosova mund të ketë një suficit prej 800 milionë euro.
Këtë deklaratë Bajra e bëri teksa ishe duke komentuar rreth inflacionit në Kosovë si dhe ngritjen e çmimeve të shumë produkteve.
“Si rezultat i kësaj në fund të vitit mund ta kemi një suficit 800 milionësh, marrë parasysh trendin e të hyrave që është deri në fund të viti, suficiti aktual që është në 3 mujorin e tretë, ne mund të kemi në fund të viti potencialisht 800 milionë euro suficit”, tha ai.
Tutje Bajra tha se mënyra më e mirë e luftimit të inflacionit sot është investimi në asete të cilat e kanë një normë të kthimit sesa inflacioni.