Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për produktin dizel është 1.73 euro për litër, për benzinë 1.41 euro për litër.
Ndërsa për gaz 0.72 euro për litër.
Këto çmime vlejnë deri më 30 tetor, në orën 10:00.