Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka qenë shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës për më shumë se dy dekada.
"Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në shumë vende të botës dhe në Kosovë. Ne kemi ka kaluar me suksese pandeminë Covid-19 dhe po menaxhohet mirë edhe kriza e fundit për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës", tha ai.
Sipas tij, vlera e kredive në vend ka arritur në 4.2 miliardë euro. "Sektori bankar dhe financiar është stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar. Sfida kryesore në këtë sektor është bankimi modern dhe dixhital", tha guvernatori Mehmeti sot në me rastin e 20 vjetorit të Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK).
Mehmeti bëri me dije se në draftligjin e ri të BQK-së, do të ketë risi të reja që do të jenë më efikase dhe të përballueshme.
Edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se sektori bankar është me rëndësi për zhvillimin e industrisë në vend.