Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës beson se kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e nesërme do ta fusë në rend dite edhe votimin, në parim, të Projektligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti’, si dhe shqyrtimin e parë të ‘Projektligjit për Pagat’, në sektorin publik.
Përmes një kumtese për media, BSPK ua ka përkujtuar ligjvënësve rëndësinë e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve, derisa thotë se zvarritja e tyre ka lodhur, shqetësuar dhe nënçmuar të gjithë punonjësit publikë, të cilët janë shtyllat e vendit tonë.
BSPK, po ashtu, shpreson se nuk do të ketë zvarritje të tjera.
Por, sipas tyre do të ketë efikasitet në mënyrë që viti i ri të nisë mbarë ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë.