Sivjet 1 miliard euro remitanca, pritet rritje ekonomike prej 3-4%

Ekonomi

Sivjet 1 miliard euro remitanca, pritet rritje ekonomike prej 3-4%

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 10:43
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, sot ka thënë se sipas vlerësimeve, rritja ekonomike në vitin 2022 pritet të shënojë rritje të ngadalësuar prej 3 deri 4 për qind, kryesisht për shkak të tkurrjes së kërkesës së brendshme dhe rritjes së importit, ndërsa eksportet kanë ndikuar pozitivisht.

Në konferencën e fundvitit, guvernatori Mehmeti ka thënë se viti 2022 ka shënuar një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitancat e dërguara nga diaspora në Kosovë.

Sipas Mehmetit, vlera e remitancave të pranuara deri në fund të muajt tetor 2022, është 1 miliard euro, që paraqet rritje vjetore 5.5 për qind.

Rritja e kërkesës së brendshme në Kosovë gjatë këtij viti është reflektuar në një vlerë më të lartë të importit të mallrave, i cili deri në shtator 2022 ka shënuar vlerën 4.15 miliardë euro apo një rritje vjetore prej 24.6 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat