Hajdari: Ligjet e reja do t`i eliminojnë barrierat për investitorët

Ekonomi

Hajdari: Ligjet e reja do t`i eliminojnë barrierat për investitorët

Më: 1 janar 2023 Në ora: 20:53
Rozeta Hajdari

10 ligje dhe 25 udhëzime administrative janë hartuar nga Ministria e Industrisë brenda vitit 2022, prej të cilave disa janë miratuar dhe disa janë në proces.

E para e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari në një intervistë për emisionin Ekonomiks, ka folur për të gjitha zhvillimet dhe masat që i kanë marrë ndaj krizave ekonomike të cilat kanë reflektuar në vend pas luftës në Ukrainë.

Ligjet e reja, si ai për investimet e qëndrueshme dhe ai për zonat industriale, sipas saj, do t'i eliminojnë barrierat për investitorët dhe do të rrisin investimet në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat