Që nga fundi i muajit shkurt, Fondi i Kursimeve Pensionale ka mbetur pa bord drejtues.
Kjo pasi tash e disa javë, asnjëri nga anëtaret e këtij bordi nuk ka mandat për ta ushtruar detyrën.
E një gjë e tillë, sipas zëdhënësit të Trustit, Jeton Demit, ka pasoja të mëdha pasi nuk mund të merret asnjë vendim për investime të mjeteve.
“Është e pamundur të supozohet nëse mungesa e Bordit Drejtues ka ndikuar në performancën e investimeve aktuale të institucionit, për shkak të ngjarjeve të ndodhura shumë shpejt, por është e sigurt që mungesa e Bordit Drejtues ia pamundëson Fondit të Kursimeve Pensionale çfarëdo vendimi rreth investimit të mjeteve (qoftë investimeve të reja, tërheqjeve ose ndryshimin e investimeve). Ligji e parasheh domosdoshmërinë e prezencës së Bordit Drejtues në vazhdimësi meqë vendimmarrja rreth investimeve është e drejtë ekskluzive e Bordit Drejtues”, ka thënë Demi.
E kritika për mos emërimin e bordit ka kryetari i Komisionit për ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala.
Mungesa e Bordit të Trustit, sipas profesorit universitar, Bashkim Mustafa,do të ndikojë edhe në rënien e vlerës së mjeteve financiare.
Konkursi për anëtarë të Bordit Drejtues është mbyllur më 23 dhjetor 2022 dhe Komisionit Përzgjedhës ende nuk i ka shqyrtuar kandidatet potencialë për t’i proceduar për emërim në Kuvendit të Kosovës.