Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të marrë pjesë nesër më 2 prill nga ora 14 në marshin “Marshojmë për Drejtësi”, me mbi 10500 pjesëmarrës biznese punëtorë e familjarë nga tërë Kosova.
Këtë e bëri të ditur vet kjo aleancë përmes një njoftimi në facebook.
“Mbi 10500 pjesmarrësë nga AKB nesër në Marshin për drejtësi
Aleanca Kosovare e Bizneseve AKB do të merr pjesë nesër e 02 prill nga ora 14h në marshin Liria ka Emër me mbi 10500 pjesmarres biznese puntor e familjare nga ter Kosova.
Ftojmë të gjitha bizneset e kosovës në Marshin e qetë dhe dinjitoze për drejtësi", thuhej në njoftim.