Vendi është zhvilluar!
Këtë nuk e mohon askush, por vendi është zhvilluar me atë vrull, me atë hov; sa mund të zhvillohet një vend me prioritet sekondar! Sa mund të zhvillohet një ekonomi e lenë pas dore!
Aq sa të ardhurat nuk mbulojnë nevojat personale elementare, dhe është zhvilluar aq shumë sa që Bruto Produkti vendor për kokë banori është më i ulti në kontinentin evropian, dhe pas disa shteteve afrikane!
Pra, a është ky zhvillimi që ne e duam?
Asnjë investor potencial nuk e merr hartën botërore para vete ta kërkojë se ku gjindet Kosova të vjen e të investoj aty!
Por, vetëm e vetëm me pro-aktivitet të përpilohen kushtet e nevojshme ligjore për investorët potencial dhe bashkarisht me investorët potencial në përputhshmëri me ligjet e Kosovoës e ato ndërkobëtare; pra krijimin e draftit të „Shtratin ligjorë“ me barriera më të ulta se vendet tjera; lumi investues mund të rrjedhë drejt vendit tonë më lehtë e më shpejt; dhe mund të krijohen gjithë ato vende pune që rinia jonë po i kërkon jasht vendit!
Kapitali investues i cili po lundron rrethë e rrethë globin tonë, gjithherë po merr atë kahje dhe drejtim më lehtë e më shpejt drejt atyre shteteve ku barrierat ligjore janë më të ulta.
Krijimi i kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore për investorët potencial, mund të sjellë investime të mëdha në vendin tonë, dhe mund ta kthen shpresën e rinisë për të punuar dhe zhvilluar vendin.
Vetëm atëherë kur arritja ekonomike është primare dhe vizioni i mendjes e ideali i zemrës mund të zhvillohet shteti ynë, përndryshe zhvillimi do të mbetet sekondar dhe vendi do të zhvillohet me atë shpejtësi si në dy dekadat e fundit.
Edhe zhvillimi ekonomik fillon në kokë.
Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë.
Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.
Madhësia e suksesit varet nga madhësia idealit të zemës dhe vizionit të mendjes e veprimeve pasuese për arritjen e synimit!