Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare, përfaqësuese të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë vizituan biznesin “Muqa Solar Company” SH.P.K., ku takuan pronarin Xhevat Muqa me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndër vite ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me biznesin anëtarë “Muqa Solar Company” SH.P.K. si dhe lobimin e bërë për tejkalim të sfidave me të cilat janë ballafaquar.
Në njoftimin e Dhomës së Tregtisë thuhet se “Muqa Solar Company” SH.P.K. ofron sisteme solare që mundësojnë përfitimin e energjisë së pastër diellore, duke mos ndotur ambientin dhe kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe energjisë, përmes sistemeve të ndryshme solare.
Për më tepër, “Muqa Solar Company” SH.P.K. është përfaqësuese e autorizuar e kompanive më të njohura evropiane, siç janë: Sonnenkraft, Fronius, Effekta, Dimplex, Kioto Solar, Pumpmakers, GI Charge, Aerocompact, Carpet Cleaner.