Si anëtare në Komisionin për Ekonomi, deputetja Valentina Bunjaku foli edhe për institucionet që janë pa bord.
Ajo e konsideron Qeverinë të papërgjegjshme dhe neglizhente, pasi sipas saj si Trusti dhe institucione të tjera do të mundeshin me propozu emrat për borde.
“Realisht kjo qeveri është e papërgjegjshme se nuk është vetëm Trusti pa bord, ka shumë ndërmarrje ose nuk i kanë bordet e kompletime, ose janë fare pa bord.
Kjo qeveri ka mbi 50% ku qytetarët i kanë besu dhe e kanë votu, dhe shumë shumë të lehtë e ka për me i propozuar emrat për borde përkatëse dhe të mos dëmtohen qytetarët tanë”, ka thënë Bunjaku.