Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumit.
Në këtë komision në rend dite ishin këto pika:
Propozimi i Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale;
Shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023;
Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.