Kryeministri Albin Kurti ka ftuar investitorët që të marrin pjesë në ankandin e parë solar fotovoltaik në Kosovë.
Ai ka shtuar se Qeveria garanton proces të drejtë, qira 30-vjeçare e marrëveshjen e blerjes së energjisë elektrike për përfituesit.
“Ftojmë investitorët në ankandin e parë solar fotovoltaik të Kosovës prej 100 MW, të cilin e kemi nisur me mbështetjen e USAID.
Qeveria jonë garanton një proces të drejtë dhe transparent, si dhe kritere tërheqëse, përfshirë tokë publike me marrëveshje 15-vjeçare të garantuar për blerjen e energjisë elektrike, qira 30-vjeçare dhe lidhje me rrjetin pranë!”, ka shkruar Kurti.