Prishtina përfundon me sukses fazën e validimit pilotues të Programit OAE, duke hapur rrugën për tregtinë ndërkombëtare të harmonizuar në rajonin e CEFTA-së
Në një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të tregtisë ndërkombëtare, Dogana e Kosovës ka përfunduar me sukses fazën e validimit pilotues të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE). Kjo nismë, që synon përafrimin e procedurave doganore me rregulloret e Bashkimit Evropian, rritjen e besimit midis partnerëve tregtarë dhe eliminimin e pengesave administrative, tenton të nxisë një peizazh ekonomik më të ndërlidhur dhe efikas brenda rajonit të CEFTA-s.
Pjesëmarrësit e misionit të validimit pilotues të programit OAE shprehën besimin e tyre në përparimin e ardhshëm drejt tregtisë së harmonizuar brenda rajonit të CEFTA-s. Misioni u fokusua në rishikimin e rregulloreve dhe procedurave doganore për të garantuar përputhjen e tyre me standardet e Bashkimit Evropian për OAE, duke vënë theksin në aplikimin cilësor të këtyre standardeve gjatë dhënies së statusit të OEA për subjektet ekonomike në nivel kombëtar. Objektivi parësor i këtij misioni pilot ishte të ndihmonte Administratën Doganore në Prishtinë në vlerësimin e nivelit të zhvillimit të programit të tyre dhe të vlerësonte nëse është e nevojshme ndonjë mbështetje shtesë për përmirësimin e mëtejshëm të programit OEA.
Ky mision i fazës pilotuese të validimit u krye si pjesë e projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).