Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, është takuar sot gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit për media, guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e njoftoi Presidenten Osmani mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe mbi punën dhe aktivitetet e bëra në BQK.
Në këtë takim, Guvernatori Ismaili dhe Presidentja Osmani kanë diskutuar edhe aspekte të koordinimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve kushtetuese, duke përfshirë edhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Byrosë, institucioni përgjegjës për Kartonin e Gjelbër për automjete.
Po ashtu, është folur edhe për objektivin për përfshirje financiare, digjitalizimin e shërbimeve bankare dhe përkrahjes së ekonomisë së vendit, me nisma tjera që lidhen me bankimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili ka marrë mbështetje institucionale nga Presidentja Osmani për adresimin e sfidave si dhe realizimin e objektivave të BQK-së në interes të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në veçanti.