Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur numrin e të punësuarve të të rinjve përmes platformës “Suerpuna”.
Ai, përmes një postimi në Facebook, vuri në dukje numrin e të rinjve të cilët kanë përfituar në punësim përmes platformës “Superpuna”.
Sipas tij, numri i bizneseve që kanë përfituar nga kjo skemë e platformës në mbështetje për punësimin e të rinjve kalon shifrën e 5 mijë, ndërsa mbi 7 mijë të rinj janë punësuar.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinj përfitues të punësuar. Prej tyre:3,914 vajza,3,872 djem.
Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.
Qeveria për Rininë!Qeveria për Ekonominë!”, ka shkruar ministri Murati.