Këtë të enjte do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.
Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
Pos tij, do të flas edhe Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Takimi pritet të mbahet në ora 13:00.