ME njofton: GG ndalet nga funksioni për disa orë, afektohet edhe e-Kosova
Ministria e Ekonomisë njofton se sot nga ora 20:00, GG do të ndalet nga funksioni për disa orë për shkak të disa proceseve të tyre të brendshme.
Sipas kësaj ministrie, kjo nënkupton që edhe në e-Kosova do të ketë afektime, ngase shërbimet të cilat kalojnë përmes GG-së nuk do të jenë funksionale.
Në këtë rast përfshihen edhe shërbimet e lansuara nga Ministria e Ekonomisë.